Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqeniee Sociale, Arben Vitia, do ta vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Ahmeti e Vitia do t’i inspektojnë renovimet në këtë qendër dhe vendosjen e ashensorëve për pacientë që kanë vështirësi të ngjiten shkallëve, transmeton Klan Kosova.
Të dy zyrtarët komunalë do ta vizitojnë edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, ku poashtu do t’i inspektojnë renovimet dhe vendosjen e ashensorëve.