Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar një status në Facebook pas mesazheve të sekretarit amerikan, John Kerry-t.
Ai në Facabook ka citur Gjergj Fishtën.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ahmetit:
“Shqiptarët Presin çfarë u jep Evropa - Gjergj Fishta 1913
"Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e Rrnoftë Shqipnia! - por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dal në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapet, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë.
E tuj kenë se këtu rregullohet politika jo mbas interesash të atdheut por mbas interesash së gjithsecilit, çdo punë që ndodh kaq dredhet e shpërdredhet, e shtohet e zvogëlohet e zbukurohet sa nuk mundesh ma me e dijtë se shka është rrenë e shka asht e drejtë.", ka shkruar Ahmeti në Facebook.