Lajmet e fundit

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Cuoci, e ka vlerësuar lartë këtë ushtrim duke thënë se në shumicën e shteteve evropiane është vështirë që të realizohet një organizim i tillë, njofton Klan Kosova.
“Në shumicën e shteteve evropiane është vështirë t’i mbledhësh të gjitha këto organizata për të diskutuar rreth situatave emergjente, dhe kjo është diçka që ne e konsiderojmë si shumë të mirë për Kosovën. Ky organizim u mundësua dhe realizua falë kryeministrit, ministrave dhe miqve nga të gjitha agjencitë. Ne e bëmë këtë ushtrim pasi që mendonim se ishte mënyra e duhur që të bëhemi një shtet model, se si të përballemi me kriza, vërshime, migrim dhe sulme kibernetike”, ka thënë Couci.
Ndërsa aty ka folur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka nisur fjalimin e tij duke falënderuar KFOR-in në emër të qytetarëve të Kosovës, që i ka shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjërë.
“Më lejoni t’ju them se Kosova e respekton dhe nderon sakrificën e atyre që kanë humbur jetën duke shërbyer në shtetin tonë. Kosova është shtet multi-etnik. Ne jemi mësuar të jetojmë në diversitet duke respektuar njëri tjetrin. Kemi pasur kohët e vështira, mirëpo tani jemi duke punuar për të ardhmen e ndritshme. Jam i lumtur që po na ndihmoni me trashëgiminë tuaj, duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë Haradinaj.
klankosova.tv