Lajmet e fundit

Këngëtari Shpat Deda i ftuar në emisionin Ora e Mbrëmjes në Klan Kosova, ka folur rreth planeve të tija muzikore.
Deda ka treguar se do të ketë një koncert në Lumbardhin e Prizrenit, në ditën e Fiter Bajramit duke filluar nga ora 21:30.
Në koncert ai nuk do të jetë i vetëm, por i shoqëruar nga ekipi i tij.
Ai ka folur edhe për koncertin e tij në Beograd, dhe ka thënë se atje është pritur shumë mirë e i ka kënduar edhe këngët e tij në gjuhën shqipe.
Deda ka thënë se synon që të organizojë koncerte të mëdha, sikurse ky i radhës do të jetë në Lumbardhin e Prizrenit.