Lajmet e fundit

Përveç zonës së Durrësit dhe Tiranës, është marrë vendim që edhe në Laç të shpallet gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e tërmetit.
Këtë fakt e ka komunikuar vetë Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë që nisi në orën 07:00.
Ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha ai që kishte kërkuar më herët shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe në Laç, ku kishte parë nga afër se si pallatet dhe banesat ishin prekur nga tërmeti dhe shumica prej tyre ishin bërë të pajetueshëm.
“Ka dëme edhe në Laç, kanë dalë nga godinat dhe janë nëpër çadra, do të trajtoheshin njësoj të përfshihen në vendimin e perimetrit të emergjencës. Duke konsideruar edhe opinionin e kryetarit të opozitës them që na përputhen shqetësimet edhe idetë. Nga sot duhet të përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program që askush të mos ndihet i vendosur në një kategori të dytë të vëmendjes”, është shprehur Kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë. /tvklan.al/