Lajmet e fundit

Lideri kryesor i opozitës ruse, Alexei Navalny është shpallur fajtor për përvetësim dhe për këtë arsye dënohet me kusht për pesë vjet, transmeton Klan Kosova.
Kjo gjë e ndalon atë nga kandidimi për president vitin e ardhshëm kundër Vladimir Putin.
Por, Navalny i cili mohoi akuzat ka premtuar se pavarësisht kësaj ai do të marrë pjesë në garë.
Navalny u shpall fajtor për udhëheqjen e një grupi që përvetësoi rreth 16 milionë rubla nga kompania shtetërore e drurit “Kirovles”, teksa shërbente si këshilltar i guvernatorit të Kirovit, Nikita Belykh.
Ndërkohë, ripërsëritjen e gjyqit ai e konsideron si “kopje ekzakte” e procesit fillestar.