Lajmet e fundit

Policia e Durrësit bën me dije që është në kërkim të një adoleshentje, e cila rezulton e humbur nga familjarët e saj.
Mësohet se vajza ka 6 ditë që nuk gjendet në shtëpi dhe familjarët të dorëzuar nga pritja kanë bërë dje kallëzimin në rajonin e policisë në Durrës.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, vajza është 18 vjeçe dhe është nga Hamallaj i Durrësit, e identifikuar me inicialet L.Q. Nëna e saj DH.Q. 35 vjeçare ka bërë kallëzimin në Polici dje, 5 ditë pas zhdukjes së vajzës.
Policia ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./albeu