Lajmet e fundit

Jemi mësuar të shohim që shoqërueset e nderit të një nuseje, të jenë zakonisht shoqet e saj të ngushta.
Por, nuk ekziston asnjë rregull që thotë se “shoqërueset e nderit duhet të jenë moshatare të nuses”, transmeton Klan Kosova.
Po pra, nuk është kurrë vonë për të qenë shoqëruesja e nuses.
E kështu bëri edhe Betty Govern, një gjyshe 89 vjeçare që ishte shoqëruesja e mbesës së saj.
Govern që nga nga nipërit dhe mbesat e saj quhet “Nana Betty”, shprehet se mosha nuk ka fare rëndësi për të.
“Ti je po aq e vjetër sa ndihesh, e unë ndihem shumë e re sot”, është shprehur ajo.
Nusja, Christine Quinn, shprehet se gjyshen e saj e konisderon si shoqen më të mirë.