Lajmet e fundit

Lidhjet e forta shoqërore mes burrave po shfaqin rrezik në lidhjet heteroseksuale, sipas gjetjeve nga shkencëtarët socialë në Universitetet e Ëinchester-it dhe Bedfordshire-t.
Një studim, i publikuar në “Men and Masculinities”, zbuloi se të rinjtë heteroseksualë kënaqen më shuëm emocionalisht nga romancat (shoqëritë e tyre) se sa nga lidhjet romantike me vajza.
Përderisa mbizotërimi në rritje i romancave sjell dobi të dëshmuara shkencërisht për meshkuj, bashkë-autori, Adam Ëhite, shpjegoi që këto dobi mund të jenë disavantazhe për gratë duke ngjallur një sjellje seksiste.
Shkencëtarët mblodhën të dhëna përmes një numri intervistash të thella me 30 meshkuj që studionin sportin, ku secili prej tyre kishte pasur së paku një romancë dhe një bromancë në 12 muajt e fundit.
Ata gjetën që romancat moderne u ofrojnë njerëzve “një hapësirë të re sociale për shpalosje emocionale.
“Pjesëmarrësit tonë kryesisht përcaktuan që romanca u ofron një stabilitet të ngritur emocional , një shpalosje më të madhe emocionale, një përmbushje sociale, dhe rezolucion më të mirë konflikti, krahasur me jetët emocionale që i ndajnë me të dashurat e tyre”, thuhet në studim.
Rezultati çoi hulumtuesit që të teoritizojnë që romanca ka mundësi që së shpejti të bëhet një realitet shtëpiak, me dy heteroseksualë që jetojnë bashkë dhe shijojnë dobitë e një lidhjeje tradicionale, por pa intimitet.