Lajmet e fundit

Shoqata e Sindikalistëve të zjarrfikësve në Drenas janë duke bojkotuar punën me një grevë që ka nisur nga ora 09:00.
Muhamet Rama, zjarrfikës dhe kryetar i sindikatës ka thënë për Klan Kosovën se kjo grevë është në shenjë të pakënaqësisë dhe kushteve jo të mira të punës duke përmendur këtu edhe koeficientin e këtij shërbimi emergjent që është 4.83 e që sipas tij është më i ulëti në Kosovë.
Ai në mesin e kërkesave ka përmendur edhe ndërrimet e natës dhe punën gjatë festave derisa ka shtuar se deri më tash nuk kanë parë ndonjë gatishmëri për realizimin e kërkesave të tyre.
Rama ka thënë gjithashtu se kjo grevë do të zgjasë deri në orën 17:00 ndërsa ka paralajmëruar se nëse nuk marrin përgjigje për kërkesat e tyre deri me datën 15 qershor do të nisin një grevë urie duke përmendur edhe si opsion protestën para Qeverisë.