Lajmet e fundit

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të njëanshëm të kompanisë së sigurimeve “Siguria”, për zbritjen e Premisë-Tarifës së Policës Kufitare.
Në të kjo shoqatë vë theksin se fushveprimi dhe mënyra e funksionimit të kompanive të sigurimit është e rregulluar me ligje të Republikës së Kosovës, prandaj të gjithë kanë obligim ligjor t’i respektojnë.
Poashtu, shoqata përmes kësaj komunikate ka informuar opinionin se me Ligjet ne fuqi të drejtën ekskluzive për shitjen dhe menaxhimin e polices kufitare e ka vetëm Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Kjo komunikatë është nënshkruar nga drejtorët gjeneral të kompanive të sigurimeve: Dardania, Croatia, Elsig, Illyria, Sigal, Sigma, Sigkos, Scardian dhe Prisig.