Lajmet e fundit

Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror nëpërmjet një njoftimi ka kundërshtuar Ligjin e ri të Pagave.
SINKON thekson se ky ligj i dëmton kontrollorët.
"Ky ligji i dëmton kontrollorët e trafikut ajror. Këtë ligj e kemi kundërshtuar që nga faza fillestare, duke e arsyetuar me argumente qëndrimin tonë për të mos u përfshirë në këtë ligj. Ne si SINKON duke mos pasur alternativë tjeter, pasi që na injoruan përgjegjësit, jemi detyruar të shfaqim pakënaqësinë edhe me anë të grevës gjatë muajit shkurt 2019. Pothuajse të gjithë zyrtarët shtetrorë në prononcimet e tyre publike përfshirë edhe hartuesit e këtij ligji janë pajtuar dhe janë deklaruar se futja e Kontrollorëve të Trafikut Ajror ishte dhe është gabim"- thuhet në njoftimin e SINKON përcjellë Klan Kosova.
Sipas tyre ata kishin arritur një marrëveshje me ish-ministritn Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, që duhet ë zbatohet.
"Gjatë kohës së grevës, pas takimeve me Ministrin ne detyrë z.Pal Lekaj si përgjegjës i linjës, kemi nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi e cila rezultoi në pezullimin e grevës. Marrëveshja e mirëkuptimit, përmbante pika të cilat duhej të implementoheshin nëpër faza të ndryshme, ndërsa që në fund do të rezultonte me rregullimin e statusit të Kontrollorëve të Trafikut Ajror deri në muajin Nëntor 2019, pra para se të fillonte implementimi i ligjit për paga. Ndërkohë kishte ngecje në implementimin e pikave të marrvëeshjes nga Ministria e Infrastruktures, ku ne si SINKON u detyruam të reagojmë duke paralajmruar grevë gjatë muajit Qershor, mirëpo që të njejtën e pezulluam pas takimit me ministrin e linjës, i cili u zotua edhe një herë se do të implementohen të gjitha pikat e Marrëveshjes së Mirëkuptimit ".
Kjo shoqatë paralajmëron se do të reagojë me anë të masave sindikale.
"Në ndërkohë ndodhi dorëheqja e qeverisë, e cila në Kosovë krijoi rrethana të reja. Pas zgjedhjeve tashmë jemi në fazën e krijimit të qeverisë së re nga e cila presim që të vazhdoj punën rreth rregullimit të statusit të Kontrollorit të Trafikut Ajror. Nëse obligimet e marrura nga institucionet publike të Kosovës ndaj nesh nuk plotësohen, ne do të detyrohemi që të reagojmë përmes masave sindikale. Qeverisë së re që do të formohet i urojmë sukses dhe punë të mbarë, nga e njejta kërkojmë që të vazhdojë punën në procesin ekzistues rreth rregullimit të statusit(mirëqenies sociale dhe financiare) të kontrollorëve të trafikut ajror."