Lajmet e fundit

Shfaqja “Shopping and fucking”, sonte do të luhet në orarin e rregullt të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në ora 20:00.
Regjisor i kësaj shfaqjeje së Mark Revenhill është Fatos Berisha.
Shopping and fucking”, thumbon fort dhe pamëshirë shoqërinë moderne, konsumerizmin që ka kapluar botën, duke përfshirë edhe çështje të ndjeshme si grupimet LGBT, dhuna seksuale dhe homofobinë.
Thuhet se kjo shfaqje u fut në histori të dramaturgjisë botërore duke u bërë e famshme gjithandej vetëm me titullin. Por përmbajtja e “Shopping and fucking” tronditi skenat europiane në vitet ’90 kur u dha për herë të parë, e kjo vazhdon edhe sot, duke u shfaqur në gjuhë të ndryshme në tërë botën.