Lajmet e fundit

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në stacionin hekurudhor Kanjurmarg në Mumbai.
Sipas pamjeve, një gruaje e cila priste të udhëtonte, i ngec sari në derën e trenit duke e bërë atë të rrëzohej, njofton Klan Kosova.
Kamerat tregojnë se treni sapo nis të lëvizë e tërheq zvarrë gruan përgjatë platformës ndërkohë udhëtarët në stacion shohin të tmerruar.
https://twitter.com/PiyushGoyal/status/1021976522092163072?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1021976522092163072&ref_url=http%3A%2F%2Foranews.tv%2Farticle%2Fshikoni-udhetaret-e-tmerruar-nxitojne-te-shpetojne-gruan-qe-po-e-zvarrit-treni-ne-levizje
Në këtë moment punonjësi i hekurudhës vrapon dhe e tërheq gruan me sa fuqi që kishte derisa rrëzohet dhe vetë dhe shkëputet nga gruaja.
Ky rast ndodhi kur një turmë njerëzish po përpiqeshin të hipnin në tren.
Gjithashtu pasagjerët brenda në tren duket se e kuptojnë ngjarjen dhe nxitojnë të lirojnë sarin që kishte ngecur tek dera.
Gruaja arrin të shkëputet por këmbët ia shtyp treni.