Lajmet e fundit

Përmes një postimi në faqen zyrtare të filmit ‘’Shok’’ në Facebook, u njoftua se sukseset e filmit në fjalë nuk kanë të ndalur.
Në postin e tyre është raportuar se tashmë filmi ‘’Shok’’ i cili shkruajti historinë në kinematografinë e Kosovës duke u nominuar për çmimin Oscar në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtë, do të shfaqet në ‘’Tribeca’’ Film Festival ceremoni kjo e cila mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.
‘’Shumë të lumtur të ju informojmë se ''Shok'' do të shfaqet në Tribeca Film Festival, NY’’, thuhet në postimin e faqes zyrtare të filmit ''Shok'' në Facebook.