Një video e tmerrshme tregon një “fantazmë” të kapur nga një njeri i frikësuar kur ai po kalonte nëpër një fshat.
Fotografi dhe video janë postuar në Facebook këtë javë duke e përshkruar këtë moment të pabesueshëm, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Njeriu i quajtur Sori, dhe një mik i tij udhëtuan gjatë natës në rrugë me drita ndezur në makinën e tyre.
Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në Coimbatore të Palani në Indinë jugore, në orët e para të mëngjesit.
Papritur një figurë shihet në mes të rrugës.
Hije trishtuese që duket se ishte i veshur me rroba të gjata portokalli, i cili bëri që Soori dhe shoku i tij të vihen në panik.
Sipas firstpost.com, në video thuhet se është dëgjuar një zhurmë e çuditshme dhe frymëmarrje e rëndë e dëgjuar në errësirë.
Nuk ka ndonjë shpjegim në lidhur me këtë takim të çuditshëm.
Më parë gjatë javës, disa pamje të tjera drithëruese treguan një fantazmë duke ecur nëpër një studio televizive, në mes të natës.
Hije e paqartë u kap në kamerat e sigurisë derisa dikush po lëvizte nëpër një studio në Kolumbi.
Personeli i sigurimit raportoi një zhurmë të çuditshme në ndërtesë dhe pretendon se ka parë hije në disa vende.
https://www.youtube.com/watch?v=1oiJd8fI2_o
https://www.youtube.com/watch?v=XLMWIPqyBeU
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.