Lajmet e fundit

Meshkujt të cilët konsumojnë dy ose tre filxhana me kafe në ditë, kanë më pak shanse që të kenë probleme me ereksionin.
Sipas studimit ata që pinë deri në 170 miligramë kafeinë në ditë, kanë 42 përqind më pak shanse për të pasur probleme në këtë drejtim, në krahasim me ata që nuk pinë fare.
Ata që pinë deri në 300 miligramë kafeinë, kanë 39 përqind më pak shanse.
Burrat që janë obezë apo kanë probleme me presionin e gjakut, kanë më pak probleme me ereksionin nëse pinë kafe rregullisht.
Studimi është kryer nga Universiteti i Teksasit.
Ata kanë zbuluar se kafeina relakson arteriet e penisit, duke rritur qarkullimin e gjakut. / klankosova.tv