Mbrojtja nga alergjia bëhet duke shmangur shkaktarët e saj dhe me anë të kurimit të nevojshëm, siç është:
Marrja e ilaçeve që ngushtojnë enët e gjakut për të pastruar syrin, si prefini dhe okulosani, transmeton Klan Kosova.
Marrja e anti-histaminës për të zbutur kruarjet dhe për të pakësuar lotimin e syve, si alomide.
Marrja e një ilaçi kundër sekretimit të histamin-kromalin-sodiumit për të ndaluar krijimin e alergjisë, si optikromi dhe lekrolini.
Hedhja e disa pikave kortizon në raste të vështira, kur nuk bëjnë dobi ilaçet e mëparshme.
Për të shmangur alergjinë e syve, duhet të ndjekësh hapat e mëposhtëm:
1- Pastrimi ditor i kapakëve të syve ndihmon në rrallimin e mundësive për t’u prekur nga kjo sëmundje.
2- Larja e duarve fillimisht dhe më pas e kapakëve me sapun acidik.
3- Mosfërkimi i syve kur të kruhen.
4- Përdorimi i garzave ose i pambukut mjekësor për të pastruar qepallat e syve. Mund të përdoren edhe pomada të ndryshme sipas këshillës së mjekut, të cilat shërbejnë për pastrimin e syrit.
Disa këshilla për të shmangur alergjinë e verës
- Tretni në ujë një derivat bimor rebels migrum në mëngjes sapo zgjuar dhe në pasdite për tre muaj rresht.
- Dietë me vitamina C, B, K, të dobishme për irritimin e syrit.
- Të evitohen ushqime që kanë në etiketë aroma natyrore.
- S'duhen marrë ilaçe pa konsultuar mjekun.
- S'duhet të pihet cigare dhe të evitohen ambientet ku pihet duhan
- Të ndiqen rregulla të rëndësishme për jetën: të flihet 8 orë në natë; të hahet tri herë në ditë; çlodhja ose ndalimi i punës për të paktën çerek ore kur ndihesh i lodhur; aktiviteti fizik javor; gjetja e kohës së lirë për t'ia dedikuar vetes.
- Të mësohet të mos luftohet me emocionet e vetes.
- Të kihet kujdes në ditët e thata dhe me erë, sepse me këtë klimë përqendrimi i polenit në ajër është në maksimum.
- Të zgjidhet vendi i pushimeve në det dhe jo në mal, sepse në det polenet janë më pak të pranishme, ndërsa në mal kjo ndodh mbi 2000 metra.
- Të ndiqet kalendari dhe të dhënat për përqendrimin e polenit në ajër të shpërndara vit për vit.
Disa këshilla të rëndësishme për të mjekuar ënjtjen e syve:
- Fjetja e një gjumi të thellë qetësues për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi dhe të shëndetit të syve në veçanti.
- Pakësimi i konsumimit të kripës, sepse kripa thith ujin që depozitojnë indet, sidomos indet e qepallave.
- Prija çdo mëngjes herët e një gote ujë të ftohtë për të nxitur sekrecionet e veshkave dhe të zorrëve.
- Kompresa me çaj të ftohtë në mëngjes dhe para gjumit për çlodhjen e syve.
- Masazhim i posaçëm për sytë dy herë në javë.
- Përdorimi i një maske të posaçme për sytë një herë në javë, shkruan Shqipëria, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.