Lajmet e fundit

Pritja më e gjatë për të hyrë në Kosovë është pesë minuta, derisa për të dalë nuk duhet të presësh më shumë 10 minuta, njofton Klan Kosova.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot, të gjitha pikat kufitare janë të lira dhe se hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.