Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar lajmin se Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë që t’ia shkurtojë fondet Serbisë, për shkak të ngecjes sa i përket demokracisë dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë.
Kearns ka thënë se Brukseli më në fund po zgjohet nga gjumi sa i përket Serbisë.
“Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në Serbi. Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Evropës, e lëre më për çdo anëtarësim të ardhshëm”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.
Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, për “Politico” ka thënë se BE-ja është e shqetësuar me atë që po ndodh në Serbi, duke shtuar se Komisioni Evropian po vlerëson nëse shteti serb ende i përmbush kushtet për të marrë fondet nga instrumentet financiare të BE-së.
Serbia po përballet me humbje të fondeve deri 1.5 miliardë euro. /Klankosova.tv
Brussels is finally waking up to the slow death of media freedom and the rule of law in Serbia.
Actions have consequences, and defending press freedom must be non-negotiable on Europe's doorstep let alone for any future membership.https://t.co/ZThs6x9RP9
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) April 12, 2026
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.