Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqipe, Shkurte Fejza, ka publikuar së fundi projektin e saj më të ri muzikor.
Edhe kësaj radhe, Shkurte Fejza, erdhi e vetme për të sjell tingujt më të ri të këngës shqipe, pa ndonjë bashkëpunim, njofton Klan Kosova.
Kënga e cila sapo është lansuar për publikun, quhet ‘’ Ah Kosova jonë’’ derisa është shoqëruar dhe me një videoklip.
Për më shumë, këngën ‘’ Ah Kosova jonë’’ kënduar nga Shkurte Fejza, në të cilën ka trajtuar gjendjen aktuale në vend, mund ta dëgjoni në linkun e vendosur më poshtë: