Lajmet e fundit

Trupat e nëntë shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit të 9 dhe 10 majit në Kumanovë pritet që të sillen sot në Kosovë.
Për “riatdhesimin” e kosovarëve ka konfirmuar Prokuroria në Shkup përmes një përgjigjeje të kthyer në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Kjo e fundit kërkoi listën me personat e vdekur, si dhe informacione të detajizuara për mënyrën se si do të kthehen trupat e të vrarëve në Kosovë.
Se një përgjigje konform kërkesës së Prokurorisë është kthyer në MPJ, e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë në Maqedoni, Valdet Xhaferi, i cili nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së përgjigjes duke u arsyetuar se përgjigjja i është dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Shkup, raporton Zëri.