Lajmet e fundit

Departamenti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ende nuk e ka marrë raportin e autopsisë nga pala maqedonase për shtetasit e Kosovës të vrarë gjatë konfliktit në Kumanovë më 9 dhe 10 maj në përballje me forcat policore maqedonase.
Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për “Epokën e re” se janë në pritje të këtij raporti për ta përfunduar raportin e tyre të autopsisë.
Sipas tij, për ta përfunduar raportin e tyre të autopsisë u intereson edhe një pjesë në kuadër të raporteve të palës maqedonase.
“Ne jemi në pritje të raporteve nga pala maqedonase. Nga ambasadori ynë në Maqedoni (Ylber Hysa) kemi informatën se mjekësia ligjore maqedonase ia ka dorëzuar raportet prokurorit në Maqedoni. Ndërsa ne po presim që kur do të na bëhet e mundur t’i kemi kopjet e raporteve nga Maqedonia. ”, ka thënë Gërxhaliu.
Artikullin e plotë lexojeni në :
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=64904&Ctype=1