Lajmet e fundit

Tërmet i fuqishëm prej 4.4 shkallë sipas Rihterin e zgjoi sot Shkupin.
Tërmeti ndodhi saktë në 6 e 58 minuta duke dridhur Shkupin dhe rajonin verilindor të Maqedonisë. Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në verilindje të Shkupit, në thellësi prej 2 kilometrave më saktë në Malin e zi të Shkupit në fshatin Creshevë, shkruan tetovasot.
Këto të dhëna vijnë nga stacioni sizmologjik evropian, ndërsa ende priten të dhënat e stacioneve vendase.
Ndërkohë, janë të mundura edhe disa tërmete më të vogla të cilat zakonisht paraqiten pas tërmeteve që ndodhi si ky sot me magnitudë 4.4 shkallë sipas Rihterit, kanë deklaruar nga Instituti për termet inxhinieri dhe inxhinieri sizmologjike.