Nga shiu i madh në Shkup mediat në Maqedoni raportojnë se po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.
Sic shkruan Lajmpress një grua nga Shkupi ka dërguar një apel dramatik për ndihmë, pasi është gjetur e bllokuar nga uji në një rreth rrotullim në kryeqytetin maqedonas.
“Jemi ngatërruar te rreth rrotullimi i ri. Nuk mund të lëvizim as para as mbrapa. Jam me dy fëmijë, kurse uji ka arritur deri në gjysmë të rrotave. Nëse mundet dikush të paraqitet te kompetentët do të na ndihmonte shumë”, ka shkruar nëna me emrin Suzana, raporton Lajm.
Shkupi sot pasdite është kapluar nga mot me reshje të mëdha të shiut dhe si pasojë shumë rrugë janë bllokuar nga uji.
Autoritetet e qytetit apelojnë që qytetarët të mos lëvizin pa nevojë me veturat e tyre.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.