Lajmet e fundit

Njohësi i rrethanave politike, Armand Shkullaku ka thënë se nuk pret që vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë të tërhiqet.
Ai ka thënë se Kosova e ka vendosur me të drejtë këtë masë.
“Vendosja e reciprocitetit është normale. Situata për mendimin tim do të qetësohet. Ato forca nuk do të qëndrojnë gjithë jetën atje. Ato kanë vajtur atje për të garantuar zbatimin e vendimit”, është shprehur Shkullaku, njofton Klankosova.tv.
“Nuk ka shans që ky hap të shkojë mbrapsht”.
Shkullaku ka theksuar se në këtë rast në krahasim me rastin e taksës 100 përqind dhe reciprocitetit, gjuha e bashkësisë ndërkombëtare është më e butë.