Opinionisti Armand Shkullaku ka komentuar situatën aktuale politike, duke theksuar se Albin Kurti do të detyrohet të përballet me realitetin e humbjes në Prishtinë.
Siç vlerësoi ai në Rubikon, dalja e Vetëvendosjes e treta në kryeqytet pas 12 vitesh është një pikëpyetje e madhe për të ardhmen politike të Kurtit dhe për zgjedhjet nacionale, transmeton klankosova.tv.
''Albin Kurti ka qenë detyruar të ballafaqohet me këtë fakt. Ndonëse jo sot, nesër me patjetër''.
''Sot nëse do kishte konferencë shtypi pyetja për Kurtin do të ishte: Si ka mundësi që pas 12 vitesh në Prishtinë del partia e tretë? Kjo është pyetje që një lider do duhej të jepte përgjigje. Ka qenë pararoja e çdo ndryshimi Prishtina, ti nëse e humb Prishtinën ke pikëpyetje shumë të madhe edhe për zgjedhjet nacionale''.
''Ajo që më bënë përshtypje, është gjuha e përdorur. Mua më shqetëson kjo ndërhyrja në një pushtet, sepse kam përvojë të keqe nga kjo punë. Dhe gjithë jetën kam luftu për këtë punë që ai pushtet që është i ndarë, është i ndarë''.
''Nuk e ndanë punën Albin Kurti nëse Exit Poll i Fisit është i mirë, e i Batonit është i keq. Atë e ndanë tregu. Nëse këta ia huqin vazhdimisht, ti se thërret më ndonjë sondazh tjetër''.
Derisa autori i Rubikonit, Adriatik Kelemdni u shpreh tutje se sondazhin nuk e bënë Klan Kosova por kompanitë, kurse opinionisti Armand Shkullaku tha se edhe po ta bënte mediumi gabim, një ditë do t'i humbte besimi.
Megjithatë Shkullaku shton ndër tjera se përdorimi i Mitrovicës si mjet viktimizimi dhe fokusimi në sondazhe janë pjesë e strategjisë taktike të fushatës, por nuk mund të fshehin dështimin në Prishtinë.
''Përqëndrimi në këtë gjë është që t’u ikë disa problemeve. Tjetra është edhe kjo se po fillon fushata, do jetë e ashpër. Dhe e dyta, jo vetëm Albin Kurti por edhe eksponentë të Vetëvendosjes rastin e Mitrovicës po duan ta përdorin si mjet viktimizimi''.
''Është brenda strategjisë zgjedhore dhe propagandës taktike''.
https://www.youtube.com/watch?v=fPTZ4jgLFRI
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.