12.08.2019 · përditësuar para 2523 dite1 min lexim
Nuk duhet të ndjeheni keq nëse nuk gjeni kohë për të shkuar në palestër.
Ekspertët e gjimnastikës tani thonë se ushtrimet në shtëpi jo vetëm që kursejnë kohën dhe shpenzimet, por janë edhe më efektive, njofton Klan Kosova.
“Stërvitjet e kryera në shtëpi, zvogëlojnë pengesat e tilla si koha, kostoja dhe qasja. Gjithashtu kjo mënyrë e forcon vullnetin tek individët joaktivë si dhe u jep atyre një arsye për ta shfrytëzuar kohën e lirë në shtëpi”, ka thënë autori i studimit, Sam Scott, nga Universiteti i Liverpool-it “John Moores”.
“Stërvitjet në shtëpi u kanë ndihmuar mijëra personave që ta përmirësojnë shëndetin e tyre, të humbin peshë dhe të duken më bukur sa i përket fizikut”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.