Lajmet e fundit

Në Bllacë është konfiskuar një armë e llojit kallashnikov me 5 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Policia ka bërë konfiskimin e kësaj arme pasi një qytetar kishte shkuar tek një i dyshuar në këtë fshat për t’ ia kërkuar një borxh por i njëjti nuk ishte pritur mirë nga i dyshuari dhe për më tepër ishte kanosur duke ekspozuar një armë automatike.
Policia e Suharekës ka bërë të ditur se pasi kishte kuptuar për ngjarjen ka kërkuar autorizimin e prokurorit të shtetit për të kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit me ç’ rast është gjetur edhe arma, transmeton Klan Kosova.
Pas sekuestrimit të armës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.