Lajmet e fundit

Numri i të vdekurve nga zjarri në një minierë qymyri në Kazakistan në pronësi të ArcelorMittal ka shkuar në 45 të dielën.
Zyrtarët e shërbimit të urgjencës kanë deklaruar se ekipet e tyre akoma janë duke e vazhduar operacionin e tyre për kërkimin e një minatori që besohet se është ende nën tokë.
Të shtunën, operatori ArcelorMittal Temirtau, njësia lokale e prodhuesit të çelikut me bazë në Luksemburg, ArcelorMittal, tha se 206 nga 252 personat në minierën Kostenko ishin evakuuar pas asaj që dukej të ishte një shpërthim metani.
Gennady Silinsky, një zyrtar i lartë i shërbimeve të urgjencës, konfirmoi të dielën numrin e të vdekurve dhe vazhdimin e operacionit në Karaganda, një qendër kryesore e minierave të qymyrit, për televizionin Khabar-24 të Kazakistanit.
"Puna po zhvillohet gjatë gjithë orarit me ndërrime në dy fusha të operacionit," i tha Khabar-24, Murat Katpanov, një tjetër zyrtar i urgjencës.
"Niveli i gazit është normal. Nuk ka shenja të dukshme zjarri", shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.