Lajmet e fundit

Një platformë e re digjitale mësimore iu shtua sistemit arsimor të hënën.
Shkollat.org do të vihet në përdorim të të gjithë nxënësve kosovarë, për të lehtësuar mësimin në distancë.
Por, ardhja e një platforme të re po shihet me dyshim nga mësimdhënësit e kryeqytetit që tash e disa muaj po e përdorin e-shkollorin.
Megjithatë Prishtina dhe komunat që përdorin platforma tjera mësimore nuk janë të obliguara të mësojnë me shkollat.org. Kështu tha kreu i dikasterit të arsimit në vend Ramë Likaj.
E sipas njohësve të arsimit shumë platforma nuk sjellin cilësi, prandaj duhet të jetë një e unifikuar për të gjithë.
Kronikë nga Dafina Jegeni Krasniqi