Lajmet e fundit

Më të rëndë menaxhimin në kushte pandemie, mësimdhënësve të shkollës “Hasan Prishtina” do tua bëjë numri i madh i nxënësve.
Ata nuk e dinë si do t'i ndajnë fëmijët në grupe më të vogla, kur ka klasë në të cilën mësojnë më shumë se 40 nxënës.
Mbingarkesa është problem që ka shqetësuar edhe Këshillin e Prindërve të shkollës.
Zgjidhje për këtë problem u kërkua në drejtorinë komunale të arsimit, por nga këtu thanë që kjo gjendje nuk mund të ndryshojë as sivjet.
Në një përgjigje me email, drejtoresha Shpresa Shala tha se pushteti local nuk mund të punësojë mësimdhenës shtesë, derisa problem, sic shkroi ajo, është edhe hapësira e munguar në objekte për të shtuar paralelet.
Sipas saj, ky problem mund të zgjidhet kur të ndërtohen edhe katër shkolla të reja në Prishtinë, të cilat pritet ta pakësojnë numrin e nxënësve në ato të qendrës.
Kronikë e gazetares Dafina Jegeni-Krasniqi.