Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku më drejtoreshën e arsimit, Arbërie Nagavci prezantuan një projekt pilotues për implementimin e një sistemi për sigurimin e të dhënave bazë të shkollave të Prishtinës dhe përdorimin e ditarëve digjital.
Ky projekt komunës i erdhi falas nga kompania austriake “Bit Group”.
Implementimi i këtij sistemi do të fillojë në pesë shkolla të Prishtinës ku tri nga to janë shkolla fillore dhe dy të mesme.
Me këtë rast, drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci tha se kjo do t`i ndihmojë edhe prindërit që të jenë të informuar për të gjithë suksesin e fëmijëve të tyre.
Trajnimi i mësimdhënësve për përdorimin e këtij sistemi do të nisë këto ditë ndërsa, sigurimin e pajisjeve kompjuterike do ta bëj komuna e cila drejtohet udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.
E njëjta metodë e digjitalizimit ka vite që përdoret edhe në Tiranë,njofton Klan Kosova.