Lajmet e fundit

Shkodran Imeraj do të jetë kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 6 tetorit.
Këtë e bëri të ditur e vet Imeraj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.
Imeraj tha se pret përkrahjen e të gjithëve në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Familjarë, miq, shokë e kolegë të respektuar, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, të ju njoftoj se do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Republikë së Kosovës nga radhët e partisë Nisma Socialdemokrate, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Pjesëmarrja ime në këto zgjedhje si kandidat për deputet, është një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm. Prandaj, pres përkrahjen e gjithë juve”, ka shkruar Imeraj.