Lajmet e fundit

Shkodra vishte kuqezi pak orë para ndeshjes me Maqedoninë, e para për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Në qytetin verior vatrën e futbollit shqiptar, si kurrë më parë ndihet atmosferë entuziaste që të dhurojnë ngjyrat kuqezi.
Simbolet kombëtare mbizotërojnë në cdo rrugë të qytetit për t’u ofruar gjithcka fansave të kombëtares, ndërsa ata më fanatikët nuk ngurrojnë të ngjyrosin trupin me të kuqen dhe të zezën e Flamurit.
Forcat e rendit kanë marrë të gjitha masat për sigurimin e rendit publuk, duke ndaluar qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në rrugët që të cojnë drejt stadiumit ndërsa qetësia e mesditës thyhet disi nga këngët patriotike të tifogrupit Plisat, që si gjithmonë është në mbështetje të kombëtares së të gjithë shqiptarëve.
Loro Borici pas testit të kaluar në miqësoren me Marokun, është gati për një tjetër mbrëmje të madhe të futbollit shqiptar. Terreni i impiantin të Shkodrës është në kushte optimale, ndërsa tifozët kanë vërshuar drejt sporteleve me shpresën për të siguruar ndonjë biletë ende të pashitur, shkruan SuperSport.al.
Kuqezinjtë do të zbresin në fushë për të nisur me këmbën e e mbarë një tjetër rrugëtim fantastik, drejt një kualifikimi të mundshëm në Rusi 2018.