Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, në edicionin e 69-të të festivalit Eurovision, e cila do të performojë e 12-ta me radhë në natën e parë gjysmëfinale.
Gara e këtij festivali që mbahet në Basel të Zvicrës do të përbëhet nga dy gjysmëfinale që mbahen më 13 dhe 15 maj dhe një finale më 17 maj 2025. Tre netët e Eurovisionit do të prezantohen nga Hazel Brugger dhe Sandra Studer, me Michelle Hunziker që do të bashkohet në finale.

37 vende do të marrin pjesë në konkurs, me Malin e Zi që kthehet pas një mungese dyvjeçare. Moldavia fillimisht kishte planifikuar të merrte pjesë, por më vonë u tërhoq për arsye ekonomike dhe cilësinë e përzgjedhjes së saj kombëtare, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.