Lajmet e fundit

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën arrest me burgim për 21 vjeçarin, Jozej Mujeci.
Ai akuzohet se pas një konflikti me 47 vjeçarin Genc Mhillaj, i ka bërë pritë këtij të fundit duke i marrë jetën.
Ngjarja ndodhi të enjten e shkuar gjatë paradites, në fshatin Mali Jushit, shkruan Tv Klan.
47 vjeçari Mhillaj ishte duke ecur me një kamion të ngarkuar me miell, kur 21 – vjeçari i bëri pritë dhe e ndoqi në një parcelë te ish – Ozoret, duke e vrarë.