Lajmet e fundit

Policia e Shkodrës ka rrethuar 4 persona që po grabisnin një banesë në lagjen "Rus".
Policia ka rrethuar zonën pasi dyshohet se grabitësit janë të armatosur.
Gjithashtu, dyshohet se ka pasur të shtëna armësh. Policia u ka bërë thirrje grabitësve që të dorëzohen. Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë./ Top Channel