Lajmet e fundit

Një makinë ka rënë në një kanal në aksin rrugor Shkodër- Velipojë, me pasojë dy të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në rrugën Shkodër - Velipojë, në fshatin Trush, ku një automjet tip Wolsvagen me targa AA 437 OA ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilat kanë konstatuar se të dëmtuar kanë mbetur persona akoma të paidentifikuar.
Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet të jenë bërë kushtet klimaterike.
Të dhënat lidhur me këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa vijojnë hetimet për të hedhur dritë rreth tyre./Lapsi