Lajmet e fundit

Policia e Shkodrës ka arrestuar 5 persona nën akuzën se kanë kërcënuar një turiste gjermane.
Arrestimi erdhi pas denoncimit të bërë nga shtetësja gjermane, A.T, 23 vjeç.
Sipas saj, personat po lëviznin me një makinë dhe e kanë kërcënuar me një pistoletë. Të ndaluarit janë E.H 25 vjeç, Sh. B 22 vjeç, B. B 24 vjeç, A. L 25 vjeç, Sh.M 58 vjeç, të gjithë banues në Dobraç.
Policia dyshon se ata kanë qenë nën efektin e alkoolit. /Lapsi.al