Lajmet e fundit

Një person është dënuar me 21 vite burg për “Vrasje për gjakmarrje, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ”.
27-vjeçari Lazër Qukaj u prangos sot gjatë operacionit të koduar “Kasnec”,
"Ky shtetas , ka qenë i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 20.04.2016 ka nxjerre urdhrin për ekzekutimin e vendimit më datë 19.04.2016 të Gjykatës Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 21 vjet burg për veprat penale : ‘Vrasje për gjakmarrje, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit’. Nenet 78/a-25-22, 278/5, të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë./shekulli