Lajmet e fundit

Policia kufitare në Shqipëri ka mundur të identifikojë dhe të sekuestrojë 62 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Kjo ka ndodhur në afërsi të Pikës Kufitare Bashkimi, në breg të lumit "Gërçarë", fshati Vermosh, Malësi e Madhe, ku shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë kufitare të Malit të Zi, ushtruan kontroll, shkruan gazeta Shekulli.
Pas kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material 4 thasë dhe një çantë dore, ku në total me një sasi prej 62 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.