Lajmet e fundit

Një person është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi me një pistoletë pa leje ka kërcënuar një 20-vjeçar nga fshati Guri i Zi.
Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Lahi, 39-vjeç, banues në fshatin Guri i Zi bashkia Shkodër.
Arrestimi i 39-vjeçarit u bë, sepse ka kanosur për motive të dobëta me një armë zjarri pistoletë pa numër dhe pa fishekë shtetasin E. O. 21-vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”, transmeton syri.net