Lajmet e fundit

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Mësohet se automjeti tip "Benz" me targa AA499AG u përplas me murin anësor të rrugës. Për pasojë, ka humbur jetën shtetasi me iniciale E.A., 30-vjeç, banues në lagjen "Rus".
Përplasja ka qenë e fortë dhe i riu mori plagë të rënda. Ai ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Shkorës.
Blutë e qytetit verior po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Shekulli.al