Lajmet e fundit

Banorët e Shkodrës, të përmbytur në vitet 2010-2011 kanë tentuar të takojnë sot kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në këtë qytet për një aktivitet të Partisë Socialiste.
Por, banorët janë ndaluar nga Garda e Republikës. Mësohet se kryeministri ndodhet në Shkodër ku po takon kryebashkiaken Voltana Ademi. Ndërkohë, takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.
“Nuk mund të na ndaloni ta takojmë. Të drejtat tona do t’i kërkojmë deri në fund. Kërkojmë dëmshpërblimet për përmbytjet”, kanë thënë ata. Në të njëjtën kohë, para bashkisë ndodhen edhe banorët, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i stadiumit të ri, punimet për të cilin kanë nisur prej rreth 1 viti./shekulli