Lajmet e fundit
Policia e Shkodrës vijon operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike duke asgjësuar të martën mbi katër mijë bimë hashashi.

Operacioni është ndërmarrë shtrirë në të gjithë qarkun, i përqendruar kryesisht në Shkodër dhe Pukë.
Kështu, në malin e fshatit Mnelë e Madhe në Shkodër janë asgjësuar 1300 rrënjë të mbjella në 21 parcela, në fshatin Mazrek, po në Shkodër janë gjetur 1 mijë rrënjë të mbjella në 11 parcela, ndërsa në fshatin Kaftallë të Pukës janë asgjësuar 2300 bimë
Policia thotë se bimët varionin nga gjysmë deri në dy metra të larta dhe një pjesë e mirë e tyre ishte gati për korrje. Bimët u asgjësuan përmes djegies, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përballë drejtësisë me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike të personave përgjegjës./TCH.