Lajmet e fundit

Policia e Shkodrës në Shqipëri, ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë” dhe “Ruajtje apo depozitim i mallrave që janë kontrabandë”.
Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Shqipëri, bëri ndalimin e Agim Mbiarra, 44 vjeç, banues në Shkodër.
Policia sqaron se kapja e këtij shtetasi u bë pasi “në kuadër të operacionit të koduar “Akciza”, për goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, ka shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër më datë 30.10.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, shkruan Oranews, përcjellë Klan Kosova.