Lajmet e fundit

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.
Më poshtë është komunikata e tyre e plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se sot, më 5.11.2016, në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D., ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik.
I pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.