Lajmet e fundit

Shkencëtarët në Londër kanë rritur me sukses ezofagun në laborator, i cili më pas është implantuar tek minjtë.
Ezofagu është një organ kompleks me shtresa të ndryshme dhe përbëhet nga tipe të ndryshme të indeve, te cilat luajnë rolin e një gypi që përçon ushqimi nga goja në stomak.
Shkencëtarët kanë marrë ezofagun nga minjtë, te cilit i janë larguar qelizat e veta, duke lënë vetëm skeletin e kolagjenit. Më pas kanë vendosur muskujt dhe indet për lidhje nga minjtë dhe njerëzit. Përdorimi i qelizave steminale nga specie të ndryshme ka qenë një ndihmesë për shkencëtarët, për të dalluar origjinën e secilit ind përgjatë zhvillimit të tyre.
Më pas një pjesë e ezofagut prej 2 cm është implantuar në abdomenin e minjve. Ajo ishte e aftë të bënte tkurrjen e muskujve, që është e nevojshme për bartjen e ushqimit në stomak.
Kjo punë është udhëhequr nga shkencëtarët nga Instituti për Shëndet të Fëmijëve UCL Great Ormond Street, Spitali Great Ormond Street dhe Instituti Francis Crick.
Ky ekip shpreson se hulumtimi i zhvilluar deri më tani do të vazhdojë me testimet klinike për zhvillimin e tubave për ushqim në laborator, që do t’ju ndihmonte fëmijëve që kanë lindur me një pjesë të ezofagut të dëmtuar apo pa të fare.