Lajmet e fundit

Një test i thjeshtë dhe jo i shtrenjtë i gjakut që mund të transformojë tratimin e kancerit të gjirit është zbuluar nga shkencëtarët britanikë.
Duke përdorur 4 eproveta të gjakut të pacientëve të cilët kanë vuajtur nga kanceri i gjirit mund të vërehet nëse sëmundja mund të ktheht,shkruan Mail Online, përcjellë Klan Kosova.
Dicka e tillë mund të zbulojë kancerin që nuk është shëruar 8 muaj para se pacienti ndjenë një gjëndërr ose ndonjë tumor të freskët tregon hulumtimi i fundit.
Ky zbulim erdhi pasi që shumë pacientë pasi menduan që kanceri u është evituar, ndërruan jetë pak kohë pasi u është konfirmuar që kanceri u është larguar plotësisht.
Shkencëtarët tashmë shpresojnë që për një kohë mund të përdoret edhe për të anashkaluar apo edhe për të parandaluar kthimin e kancerit, por vetëm duke përmirësuar gjendjen shëndetësore për të shpëtuar jetëra njerëzish përcjellë Klan Kosova.